Poshtë mesatares së BE, një shqiptar gëzon 14.3 vite pension

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:32

Agjencia Europiane e Statistikave tregon se një shqiptar gëzon pensionin shumë vite me pas se pensionistët në BE. Në një studim të fundit të publikuar nga Agjencia janë marrë vendet e Europës, përfshirë vendet e rajonit, ndërkohë që të dhënat i referohen vitit 2020.

Nga këto të dhëna rezulton se vendi i cili ka moshën më të lartë të daljes në pension është Norvegjia dhe Islanda me një moshë rreth 67 vjeç secili, pasuar nga Holanda dhe Irlanda me 66.3 vjeç dhe 66 vjeç përkatësisht. Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në 63.9 vjeç, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet poshtë mesatares me moshë të daljes në pension, deri në 63.1 vjeç.

I dyti në rajon renditet Mali i Zi me 64 vjeç, pasuar nga Shqipëria në vend të tretë. Ndjek Serbia dhe Maqedonia e Veriut me moshë deri në 63 vjeç secili. Ndër vendet me moshën me të ulët të daljes në pension mund të përmendim Greqinë dhe Italinë me 62 vjeç secili.

Nga shifrat dalim në përfundimin se në Shqipëri një person që nga dalja në pension e deri në fund te jetës së tij përfiton mesatarisht rreth 14,3 vite pension. Ky tregues na rendit poshtë mesatares së Bashkimit Europian e cila vlerësohet në 16.5 vite.

Vendi ku pensionistët përfitojnë më shumë vite pension është Italia, e cila ishte edhe ndër vendet me moshën më të ulët të daljes në pension.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit