Klodi kapi me forcë vajzën i nipi e filmonte, pas publikimit në JOQ reagon Policia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2023, 10:35

Ditën e djeshme, në redaksinë e JOQ Albania u publikua një rast shumë i rëndë i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. Akti u krye pa dëshirën e një të reje e cila dyshohet se në kohën kur është filmuar videoja nga nipi i përdhunuesit, ka qenë e mitur.

Në video, vajza e përdhunuar, i lutet përdhunuesit të quajtur Klodi të ndalojë përdhunimin, teksa ai vijon madje dhe me një fjalor banal. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatrat e Shkodrës, ndërsa Klodi i ka kërkuar nipit të tij ta filmojë teksa ai përdhunon vajzën.

Pas publikimit të pamjes, policia ka reaguar duke njoftuar se është vënë në lëvizje dhe po heton rastin për identifikimin e më pas arrestimin e autorit. Policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion për këtë rast.

Shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe përdhunuesi të marrë dënimin e merituar.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit