“Princi” i ëndrrave/ Nga Di Caprio e Luizi te Edi Rama, e reja korçare i shpreh dashurinë kryeministrit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.05.2023, 10:57

Dikur ishte Leonardo di Caprio, ca muaj më parë ishte Luizi dhe duket se në këto javë të fundit “crush”-i i vajzave është bërë... Edi Rama. Mund t’ju duket e çuditshme dhe jemi të sigurt se nëse jua themi, nuk do të na besoni, por po jua demonstrojmë me videon e mëposhtme.

SHIKO VIDEON

Rama ishte ditën e djeshme në Korçë për turin e falënderimeve dhe në një moment shihet një vajzë e re rreth të 20-tave, e cila duket se nuk e mban dot përbrenda dashurinë për kryeministrin dhe teksa ulet në vendin e saj dëgjohet të shprehet plot ndjenjë: “Të dashuroj”.

Padyshim, të shprehësh dashuri është gjëja më e bukur në botë, por nuk do të na e merrte mendja se një si kryeministri ynë të ishte “princi i ëndrrave” për një vajzë mesatare shqiptare. Mungesa e telenovelave spanjolle dhe turke në kohët e fundit nëpër televizione duket se ka lënë pasoja të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit