Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim rruge pranë një shkolle.
Si pasojë e ngjarjes, mjetet kanë përfunduar në trotuar nga përplasja dhe fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.
Nga përplasja e mjeteve “Toyota” ku udhëtonte një mësuese dhe mjetit tip “Audi” që drejtohej nga një taksist kanë mbetur të lënduar të dy shoferët.
Të plagosurit kanë shkuar me urgjencë në spital, aty ku po marrin ndihmë mjekësore.