Familjarja e tretë në radhë, KLP shton në Prokurorinë e Tiranës kunatën e deputetes së PS-së

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 09:31

Mazhoranca vazhdon me planet e saj për të punësuar në institucionet publike sa më shumë të afërm deputetësh dhe ministrash. Këtë herë hapësira i është dhënë deputetes Ermonela Felaj. Kujtojmë se ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Prokurorinë e Tiranës, ku do të fillojë punën nga data 5 qershor.

Prokurorja Alma Felaj është kunata e Ermonela Felaj. Por, nuk është vetëm kaq, ajo bëhet e afërmja e tretë e Felajt që që emërohet në Prokurorinë e Tiranës përgjatë katër viteve të fundit.

Në mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të emërojë bashkëshortin e Ermonelës, Bledar Valikaj në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë , në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi vëllain e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Me këto transferime institucionet e drejtësisë kanë shkelur hapur ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon punësimet nepotike në këto institucione.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit