Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Erdhi në qelinë time, thoshte do vras këdo

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2023, 09:19

Më 1 mars, në Kamëz u vra me armë zjarri, Etleva Kurti. Kjo e fundit u ekzekutua në oborrin e shtëpisë. Vëllai i saj Vladimir Kurti, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, u shpreh pas ngjarjes se e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit. Vladimiri ka folur përsëri së fundmi. Nga burgu 313 për emisionin Uniko, Kurti ka folur për Dan Hutrën duke deklaruar se ai i kishte shkuar në qeli duke kërcënuar se do i vriste çdo pjesëtar të familjes.

Vladimir Kurti:

Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Ma kanë sjellë pa dëshirën time. Pa të gjitha dhomat e sektorit, kërkoi të vinte te unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij, më tha nuk ndihem mirë me të tjerët do rri me ty. Pasi më thanë që ka qenë në burg për një vrasje e refuzova. Tashë nuk rri në dhomë me të. Kam hallet e mia.. Ndërhyri komanda, nuk pranon ai që të rri në dhomë me të tjerët, ka thënë: Nuk rri në dhomë me legena. Shefi më tha mbaje për hatrin tim. Kena qenë 4 veta në dhomë. Pastaj filloi unë të ndihmoj, të nxjerr nga burgu, unë kam një mik te spitali i burgut. Sesi me u afru. Më thoshte jo njof, jo të nxjerr nga burgu jo paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu. E sollën te godina tjetër, te ajo që quhet e SPAK-ut. Ai thoshte do vras policinë, do vras këdo, prandaj doja ta hiqja nga dhoma. Mos merrja unë në telefon ai ishte duke bërë masakër jashtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit