Bekteshi: Së shpejti do të fillojë ndërtimi i fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 08:48

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se ndërtimi i fabrikës së veturave elektrike “e-GO” do të fillojë shumë shpejt.

Ai tha se ata kanë një afat 2 vjeçar për të filluar ndërtimin e fabrikës nga momenti që është firmosur kontrata, dhe sipas tij, momentalisht veçse është nënshkruar kontrata mes “e-GO dhe kontraktorin që do të ndërtojë këtë fabrikë.

“Është nënshkruar kontrata mes e-GO dhe atij që do ta ndërtojë fabrikën ku për një kohë shumë të shkurtër do të fillojë ndërtimi. E-GO është një fabrikë serioze mbas së cilës qëndron një grup serioz dhe në bazohemi me marrëveshje të nënshkruara. Punët nga ana jonë si Qeveri janë kryer në afat rekord. Ata kanë pasur afat, në kuadër të marrëveshjes, brenda 2 vjetësh të fillojnë punimet. Tani kemi informacione se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fabrikës”, tha Bekteshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit