Përshihet nga flakët banesa në Malësi të Madhe, nuk dihen shkaqet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2023, 08:24

Është shkrumbuar nga flakët, gjatë natës, një banesë në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Shtëpia është në pronësi të shtetasit Zef Gjergji, i cili ka qenë në banesë bashkë me familjen e tij.

Për fat të mirë, pjesëtarët e familjes Gjergji kanë shpëtuar pa lëndime të rënda, teksa dëmet materiale janë të mëdha.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, po ashtu edhe policia e cila po punon për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit