Në media janë publikuar disa foto ku shihen protestues serbë të cilët sulmuan KFOR-in, Poliinë e Kosovës dhe gazetarët që ishin në veri të Kosovës për raportim.
Protestuesit serbë krahasohen me kriminelin serb, Veljko Belivuk, pasi kanë të njëjtat kapele.

Veljko Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’, por edhe kriminel.
Këta protestues me të njëjtën kapele si të kriminelit Belivuk, dhunuan KFOR në Zveçan.

Sipas mediave Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një sërë vrasjesh brutale në Serbi dhe për vite ka qenë kampioni elektoral i Vuçiç.