Shoferi harroi syzet e diellit në kroskot, makina përfshihet nga flakët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 01:25

Drejtuesve të automjeteve në Britaninë e Madhe po u kërkohet të mos i lënë syzet e diellit në kroskotin e makinës së tyre në mot të nxehtë.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Nottinghamshire tha se një makinë mori flakë pasi shoferi kishte harruar syzet e diellit pranë xhamit të përparmë. Ata thanë se zjarri, i cili dëmtoi ndjeshëm automjetin, u shkaktua nga një palë syze dielli.

Zjarrfikësit thonë se objektet reflektuese nuk duhet të lihen në rrezet e diellit direkte pasi kur dielli është i fortë mund të shkaktojë zjarr.

Ata këshillojnë qytetarët që të mbajnë objektet reflektuese sa më larg rrezeve direkte të diellit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit