Rrugët në Shqipëri nga Veriu në Jug janë në gjendje të mjerueshme dhe këtë e tregojnë denoncimet e qytetarëve që mbërrijnë pothuajse çdo ditë në redaksinë tonë.
Një qytetare ka denoncuar në JOQ ALBANIA gjendjen e rrugës në fshatin Kullas, Dibër, pak metra larg rrugës nacionale Peshkopi-Kukës.
Ajo thotë se kjo rrugë rrezikon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarëve dhe fëmijëve që përdorin këtë rrugë pasi është e vetmja.
Qytetarja më tej shton se qeveria kujtohet për qytetarët e këtij fshati vetëm gjatë zgjedhjeve ku dhe kanë nevojë për vota.
Denoncimi i qytetares:
Mirmbrema joq kjo esht gjendja e rruges se vetme te fshatit kullas ne Diber. Cdo dite njerzit e sidomos femjit perballen me kete tmerr qe rrezikon cdo dite e me shum jeten e fshatarve te cilet shteti i kujton vetem ne kohen e votimeve
Ju lutem postojeni anonim. Kjo lidh fshatin me rrugen kryesore dhe nuk esht shum 100 m nga rruga nacionale peshkopi kukes
Në fshatin Kullas të Dibrës rruga e pakalueshme, rrezik për qytetarët dhe fëmijët pic.twitter.com/wFvbgksQBI
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 29, 2023