Shqipëria është një shtet i vogël, por me probleme të mëdha, të cilat në shumë raste shoqërohen edhe me ngjarje që i lënë një njollë të madhe shoqërisë shqiptare.
Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, për të cilën duhet reagimi i institucioneve përgjegjëse, në këtë rast i policisë. Një i ri i ka kërkuar nipit të tij ta filmojë teksa ai përdhunon një vajzë.
Siç edhe dëgjohet nga videoja, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur. Ndërkohë nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi.
Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale.
Sipas raportimeve për JOQ ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatrat e Shkodrës. Nuk dihet koha se kur është bërë videoja, por është hera e parë që këto pamje kanë mbërritur në redaksinë tonë.
Stafi i JOQ ALBANIA ka mbuluar pamjen dhe ka ndryshuar gjithashtu edhe zërin e personave në video. Nëse policia na kërkon videon e plotë dhe të paedituar jemi në dispozicion të tyre.
Shpresojmë që institucionet të bëjën detyrën e tyre.
Video +18
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 29, 2023
I riu filmon përdhunimin e një vajze, kërkohet reagimi i policisë. pic.twitter.com/zLIo31d2eb