Disa tabela të sinjalistikës rrugore në territorin e Malit të Zi janë hequr nga autoritetet. është shfrytëzuar rasti i asfaltimit të një rruge për të gjetur justifikim për vendosjen e tabelave të reja të cilat janë vetëm në gjuhën malazeze. Sinjalistikat orientonin qytetarët për të shkuar në Vuthaj, një zonë e populluar me shumicë shqiptare.
Heqja e tabelave ka qenë një rast i përsëritur sipas asaj që shkruan “Pava e Gucia Sot”, çka ngre dyshime se heqja është bërë në mënyrë të qëllimtë. Vendosja e tabelave në gjuhën shqipe sipas të njejtit burim, është bërë nëpërmjet financimit nga Bashkimi Europian. Duket se autoritetet malazeze nuk po respektojnë popullësinë shqiptare që jeton në territorin e tyre, dhe po nxit pakënaqësi.
Diskriminimi etnik mund të shkaktojë edhe një përplasje civile mes qytetarëve. Në Mitrovicën e Veriut, diskriminimi ndaj shqiptarëve ka shkaktuar tensione të larta, e përplasje fizike. Autoritet malazeze padshim që duhet të ruajnë një standard në respektimin e të drejtave të shqiptarëve në territorin e tyre.