Serbët japin urdhër: Vendosin në gjendje gatishmërie ushtrinë afër kufirit me Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 12:15

Ministri serb i Drejtësisë, Milos Vuceviç, ka thënë se dislokimi i ushtrisë serbe do të përfundojë deri në orën 14:00 dhe ata do të jenë në gjendje gatishmërie për luftë.

Ai tha se formacionet serbe të ushtrisë do të vendosen përgjatë kufirit m Kosovën.

Sipas tij, ata do të jenë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër, por me shpresën që do të arrihet një zgjidhje politike.

Madje, ai akuzoi KFOR-in duke thënë se po mbron policinë e Kosovës dhe “uzurpuesit”, duke iu referuar kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave të veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit