Xhaka i jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit, gati bashkimi me Xabi Alonson në Gjermani

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.05.2023, 09:59

Përfundon pas plot shtatë vitesh aventura e Granit Xhakës te Arsenali. Pas gjithë kësaj kohe, ku 30-vjeçari ka lënë gjurmë në historinë e Arsenalit si një nga liderët e këtij ekipi, kapiteni i Zvicrës ka vendosur të kthehet në Gjermani, pavarësisht se kontrata me londinezët përfundon pas një viti.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Wolverhampton Xhaka i dha lamtumirën tifozëve të Arsenalit, duke bërë një ecje në fushë, së bashku me vajzat e tij. Mesfushori shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj “ujqërve”, duke i dhënë kështu lamtumirën e duhur “topçinjve” të Londrës.

Është e kryer tashmë se Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkusen në Gjermani. Të gjitha palët kanë rënë dakord mbi kushtet e tyre dhe mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit në skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso. Xhaka do t’i kushtojë gjermanëve rreth 15 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit