Janë të shumta dyshimet që qarkullojnë se NASA, apo dhe qeveria e ushtria amerikane fshehin diçka rreth ekzistencës së alienëve. Së fundmi, dëshmia e një ish-piloti të forcave amerikanë i ka përforcuar këto dyshime.
Ryan Graves ka deklaruar se ha hasur alienë pothuajse çdo ditë kur ishte në misione stërvitore jashtë aeroplanmbajtëses me energji bërthamore USS Theodore Roosevelt në 2015. Ai flet për disa krijesa të çuditshme, që qarkullonin me një sferë të pazakontë.
Sipas tij, misteri shtohet pasi shumë avionë ushtarake janë zhdukur, pa lënë gjurmë. Graves tha se qeverisë amerikane iu deshën gjashtë vjet për të nisur një hetim mbi atë se çfarë ishin UFO-t.
“Ne shpenzojmë shumë kohë, shumë burime, duke u siguruar që avioni ynë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe të mendojmë se do të injoronim një çështje të mundshme sigurie për shkak të një skepticizmi të vogël rreth një akronimi me tre shkronja, thjesht nuk ka kuptim. Është vetëm çështje kohe derisa të ketë një përplasje në ajër”, ka deklaruar ai.