Tensionet në Veri të Kosovës/ Lista serbe i bashkohet protestuesve, KFOR-i ‘blindon’ Komunat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 09:38

Protestuesve që po protestojnë para objektit të Komunës së Zveçanit u janë bashkuar edhe përfaqësues të Listës Serbe. Konkretisht Goran Rakiç bashkë me Igor Simiç janë bërë bashkë me protestuesit në Veri.

Ndërkohë KFOR-i dhe EULEX-i janë vendosur përpara objekteve komunale në veri të vendit, kryesisht në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore. Policët janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

Serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan. Edhe në Komunën e Zvecanit gjithashtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit