Zhvillimi i rrjeteve sociale ka sjellë në treg mundësi nga më të ndryshmet për të fituar para. Por, rasti më i fundit është ai më i çuditshmi që keni dëgjuar ndonjëherë. Lad Bible shkruan se një studente e mjekësisë në Britani ka lënë studimet, pasi tani fiton mijëra në javë me një punë shumët ë çuditshme
Studentja e Mançesterit, Latiesha Jones, ëndërronte të diplomohej nga universiteti me titullin e nderit "doktoreshë" por jeta e saj ka marrë një tjetër kthesë.
Ajo shet pështymë dhe jashtëqitje për njerëzit në internet. Jones tregon se kishte 11,000 £ borxh, kështu që filloi t'u shiste jashtëqitjet nga trupi i saj njerëzve në internet. Dhe tregon se është shumë më e lehtë sesa e kishte menduar
"Fillova të bëj OnlyFans, dhe përmes kësaj, mora kërkesa të çuditshme. Nuk e dija se ishte kaq e lehtë për t'u aksesuar. Kur mora kërkesën e parë për një kavanoz me pështymën, kuptova se loja e shitjes kishte shumë rëndësi”, shprehet ajo.