Agolli zbaton urdhrin e Ramës, fillon punën për ‘Parkun Eden’ dhe i jep 4 MLN € Fushës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2023, 09:09

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha” e cila ishte fituese e tenderit për instilacionin “Parku Eden” që do të ndërtohet brenda Kryeministrisë.

Kujtojmë se për këtë projekt ka pasur shumë përplasje dhe për një periudhë kohe u anulua. Ndërsa në janar të këtij viti Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rikthyer në skenë tenderin për ndërtimin e instalacionit të drurit në oborrin e selisë së kryeministrit Edi Rama. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurorimit Publik i hoqi statusin “i pezulluar” procedurës “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.

Ndërsa me datë 27 maj APP njoftoi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo .

Procedura është hapur fillimisht në Gusht të vitit 2022. Por ajo u pezullua përkohësisht, pas reagimit të fortë publik ndaj këtij shpenzimi luksoz dhe të tepruar të kryeministrit. Tashmë, Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka vendosur ta rikthejë sërish aktive procedurën dhe pret ofertat e kompanive private deri në datën 27 Janar 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit