Tentohet hyrja me forcë e serbëve në komunën e Zveçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 08:08

Serbët kanë nisur protestën e tyre në Zveçan, duke tentuar kështu të marrin nën kontroll objektet e komunave. Siç raportohet, disa serbë kanë kaluar kordonin e parë të KFOR-it dhe askush nuk i ka ndaluar.

Por, kur kanë mbërritur tek hyrja e objektit të komunës së Zveçanit, policia ka hedhur sprej lotsjellës për të ndaluar hyrjen e tyre.

Në veri ndërkaq janë parë forca të shtuara të policisë dhe KFOR-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit