Tiranë/ LEDWall-i bie mbi vajzat maturante, lëndohen rëndë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.05.2023, 22:19

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar së fundmi në një shkollë private në kryeqytet, në momentin kur po diplomoheshin maturantët. Led-Wall i vendosur pas nxënësve ekselente është shkëputur dhe ka rënë mbi vajzat. Siç shihet edhe nga pamjet rënia ka qenë e fortë dhe vajzat janë shembur në tokë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ato janë dërguar në spitalin e Traumës, teksa raportohet se kanë thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të tjera në trup.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka një raportim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në shkollën private "Sarina 2002" që ndodhet në Tiranë.

Një prej nxënësve të asaj shkolle thotë se ngjarja është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e organizatorëve. I urojmë shërim të shpejtë vajzave dhe shpresojmë që ngjarja të hetohet, pasi mund të ishte kthyer në një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit