Portieri i Paris St-Germain, Sergio Rico është në gjendje kritike, në terapi intensive pas një aksidenti duke kalëruar.
Rico, 29 vjeç, ishte duke bërë hipizëm, ku dyshohet se ka rënë nga kali dhe spanjolli u dërgua me helikopter në një spital në Sevilje.
Ai ishte kthyer në vendlindjen e tij, në Spanjë, pasi klubi kishte nisur pushimet.
“Ai është në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së të dielën.
Rico ka bërë 29 paraqitje për PSG-në që kur u transferua nga Sevilla në shtator 2019.
“Shumë forcë dhe shërim të shpejtë”, shkroi ish-klubi i tij në Tëitter.
29-vjeçari ishte në stol ndërsa PSG fitoi titullin kampion të shtunën.