Qytetari: Na mbyti pluhuri, Rilindja ka 1 vit që s’po përfundon 1 km rrugë te “Qafa e Gjinos” në Sarandë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 14:20

Infrastruktura në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Në shumë qytete të vendit, ka banorë të shumtë që ankohen për rrugët e qyteteve, fshatrave, lagjeve ku jetojnë. Së fundmi, një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, rrugën te "Qafa e Gjinos" në Sarandë.

Ai thotë se në këtë rrugë ka prezencë të tepërt të pluhurit, për shkak se Rilindja ka 1 vit që po punon për ta asfaltuar, por punimet janë vonuar për arsye që nuk dihen. Denoncuesi shprehet se në këtë rrugë kalojnë mijëra turistë, të cilët i drejtohen bregdetit të Sarandës.

Ndonëse 1 km, qytetari shkruan se Rilindja ka 1 vit që nuk po e përfundon këtë rrugë të rëndësishme, sidomos tani në prag sezoni turistik. Qytetari i bën thirrje institucioneve që ta shtrojnë sa më shpejtë rrugën në fjalë, pasi pluhuri u është kthyer në stres.

Qytetari:

Punembaruarit e Rilindjes ka 1 vit kjo rruga qe s’po e mbarojnë 1 km rruge arsyen e din Punembaruarit. Kalojnë me mira turiste ne dite habiten rruga ndodhet ne qafen e gjinos Sarande. ju lutem publikojeni mbase beheni ju shkak e shtrojn se na mbyti pluhuri han te gjithe inat i japin gaz eshte ber gjithe fshati i bardh nga pluhuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit