Vetura godet traktorin, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2023, 12:44

Një person është lënduar dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK pas aksidentimit ndërmjet një veture dhe një traktori në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, teksa ngjarjen e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.

“Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 27.05.2023-15:21. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një traktori me ngasës meshkuj shqiptar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri Kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit