Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania nga një qytetar në lidhje me kompaninë e sigurimeve AANSIG SH.A. Qytetari shprehet se ka që në datën 6 mars që ka bërë një aksident me makinë.
Fajtore ishte pala tjetër, por ndonëse qytetari ka dorëzuar dokumentacionin, ai denoncon se kompania ANSIG nuk i kalon lekët. Ai shprehet se i thonë “dosja ka kaluar në financë” dhe se “shumë shpejt do kalojnë lekët”.
Por sipas qytetarit kanë kaluar mbi 2 muaj e dy jave dhe “shumë shpejt” nuk ka ardhur kurrë. Denoncuesi ka vënë në dispozicion të redaksisë sonë edhe komunikimin e vazhdueshëm me kompaninë ANSIG.
Joq Albania u përpoq të kontaktojë me kompaninë në fjalë nëpërmjet emailit zyrtar, por që prej datë 20 maj 2023 nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kompania ANSIG në lidhje me një reagim të mundshëm për rastin.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksi nga qytetari si dhe komunikimin e tij me kompaninë në fjalë.