Mediat italiane bëjnë të vdekur Kledi Kadiun, reagon i shqetësuar balerini shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 19:24

Në mediat italiane kanë qarkulluar lajme se balerini shqiptar, Kledi Kadiu i cili për shumë vite ishte një nga protagonistët e Amici di Maria De Filippi, në Itali ka vdekur.

Në lajme thuhej se balerini i njohur ka ndërruar jetë pas “zhdukjes së papritur të tij”.

Një lajm i tillë është përhapur me shpejtësi duke shqetësuar vetë balerinin por edhe familjarët e miqtë e tij. Duke qenë protagonist i një lajmi kaq shqetësues dhe që sigurisht nuk i ka pëlqyer, Kadiut iu desh të ndërhynte për t’i sqaruar gjërat.

Në një postim në Instagram, ai tha se çdo gjë bëhet për klikime, por kjo është shqetësuese pasi ai është mirë.

Çdo gjë bëhet për të marrë një klikim shtesë, kjo gjë është pak e trishtueshme, por unë jam mirë. Këtu po shkruajnë se kam ikur... nuk e kuptoj ku! Jam i vdekur? Jo. U largova nga Italia?

Në një tjetër postim në Instagram, ish-balerini i Amici tha:

Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit