Banorët e Pirokut nuk e presin komunën, me vetiniciativë asfaltuan hapësirat në stadiumin e shkollës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 18:59

Atë që komuna nuk mundi të bënte, u realizua nga vetë banorët e fshatit Pirok. Gjatë kësaj dite, ata asfaltuan stadiumin e shkollës së fshatit, i cili sipas tyre nuk kishte pasur asfalt për më shumë se 50 vite. Komuna pranoi kërkesën e tyre, por u premtoi se do të asfaltohet në një afat të pa caktuar.

“Pirokanët e kanë dashur çdoherë arsimin dhe kishte një asfalt diku 50 vjet dhe morëm një iniciativë për të bërë grumbullimin e mjeteve nga fshatarët tanë dhe ata nuk u kursyen. I kanë ndihmuar deri në fund, por edhe donator të tjerë që nuk janë nga Piroku. Kemi kërkuar ndihmë nga komuna. Kam qenë edhe unë në atë takim por, komuna ka thënë se do ta bëjmë por, nuk dimë kur”, tha Florim Rakipi – organizator.

Organizatori bën të ditur se ky nuk është i vetmi projekt që ata e kanë ndërmarrë si fshat. Ata gjithashtu kanë instaluar ndriçimin publik dhe kanë ndërtuar rrugë me pllaka bekatoni, si dhe kanë ndërtuar një mur mbrojtës.

“Unë kam bërë dhe shumë punë t’mira për këtë fshat. Për shembull ndriçimin publik në të gjithë fshatin me shtylla. Projekt që ka kushtuar nga 15 mijë deri në 20 mijë euro. Kemi shtruar rrugë me pllaka begatoni që u siguruan nga ish kryetari dhe punën e dorës. Kanë qenë mjete të bashkëfshatarëve tanë, kemi pastruar shumë deponi të egra edhe shumë punë tjera dhe do vazhdojë të kontribuoj për këtë fshat”, theksoi Florim Rakipi – organizator.

Piroku është pjesë e komunës së Bogovinës. Megjithatë, shumica e banorëve të fshatit kanë emigruar në Kroaci dhe Slloveni, ku shumica prej tyre punojnë në industrinë e restoranteve dhe prodhimin e akullores.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit