Kryetari i Leposaviqit: Të hënën dal në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 18:10

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë.

Ai tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”.

Hetemi dje hyri në zyrën e tij me asistim nga Policia e Kosovës, të cilët u detyruan të largonin protestuesit serbë nga objekti komunal që ishin vendosur për të penguar hyrjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit