Kompania shqiptare i ndihmoi/ Shqiptarit i ‘erren sytë’ kur sheh serbët, “tenton t’i përplasë” me makinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 18:57

Siç kemi raportuar më 26 maj në Beograd është mbajtur një miting i thirrur nga Presidenti serb Aleksander Vuçiq, dhe një numër i konsiderueshëm i serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, kanë udhëtuar për në Serbi për të qenë pjesë e këtij organizimi.

E trasnportimi i tyre drejt kryeqytetit serb është bërë në bashkëpunim me kompanitë kosovare të autobusëve, siç janë “Barileva Turist”, “Fehmi Company”, “Kaltrina Travel” e “Shetit.com”.

Kjo gjë nuk u mirëprit aspak nga shqiptarët. Kritika të shumëta u lëshuan në drejtim të kompanive kosovare që transportuan serbët.

E një lexues i Joq Kosovës thotë se nga indinjimi deshi ti përplaste me makinë serbët që ishin duke udhëtuar me kompani shqiptare të Kosovës.

"Pershendetje Joq Kosova po jua dergoj nje video, dje duke u kthyer nga Bujanovci kompanite e Kosoves me serbe duke i kthy ne Kosove. Ne video jam une, po shikojeni videon, i kam shajte, kam dashte me i shkel me veture krejt ata, po shpetune", thotë lexuesi i cili na dërgoi edhe videon që kishte incizuar mbrëmë në rrugët mes Kosovës e Serbisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit