Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Vuçiç mbajti një mbledhje në Kragujevç më 27 maj, teksa propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç, në postin e kryetarit të ri të kësaj partie.
Tashmë Vuçeviç pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.
“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiç gjatë fjalimit.