Luani i Shkodrës takon Luanin e Librazhdit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.05.2023, 22:09

Shpesh kemi thënë se jetojmë në xhungël. Për vetë faktin se përgjithësisht jeta në Shqipëri rezulton të jetë një tragjikomedi në shumë aspekte.

Duke filluar që nga mos respektimi i të drejtave të të tjerëve, duke vijuar më tej më promovimin e injorancës, e deri tek vjedhja e parave të popullit të varfër nga politikanët. E duke qenë se jetojmë në mesin e lloj-lloj “kafshëve” në këtë xhungël të madhe, qëllon ndonjëherë që ata edhe takohen mes tyre.

Rezulton se “luani” i Shkodrës Luiz Ejlli është takuar ditën e djeshme me një “luan” nga Librazhdi. Ndonëse në përgjithësi Librazhdi është i njohur më tepër për arinjtë, Taulant Balla që gdhin natën duke menduar për hallet e shqiptarëve, meriton të quhet një “luan” i vërtetë.

Këtë “titull” Tao Balla e ka fituar sidomos për zellin tepër të madh që ka treguar duke bërë lloj-lloj profesionesh gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë zdrukthëtarin, bujkun, agronomin, punëtorin e ngarkim-shkarkimit etj etj.

E natyrisht luanët takohen me luanët. I tillë ka qenë edhe rasti i djeshëm ku dy luanët tanë me sa duket janë takuar për të shkëmbyer eksperiencë se si të shpëlajnë më mirë trurin e popullit të gjorë që ende nuk e di sa nga cilat anë po e vjedhin të gjithë.

Nuk dihet ndërkohë nëse ky takim mes “luanësh” do t’i shërbejë Luiz Ejllit për të prerë një biletë hyrje për në Kopshtin Zoologjik të Rilindjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit