Kryetarët shqiptarë të komunave në Mitrovicën e Veriut nuk janë lejuar të hyjnë në godinat e fituara nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Serbët bllokuan hyrjet si dhe krijuan tensione të cilat përshkallëzuan deri në përdorimin e armëve nga civilët, sulm ndaj makinave të Policisë së Kosovës si dhe plagosjen e 5 efektivëve. Një situatë e trazuar e cila vjen si një provokim i vazhduar i serbëve për të mos njohur asnjë simbol të Kosovës.
E teksa shqiptarët e Kosovës rrezikojnë një përplasje ushtarake me Serbinë, Edi Rama ka shfaqur një shqetësim për mikun e tij Aleksandër Vvuçiç. Si të ishte kryeministër i Jugosllavisë e jo i Shqipërisë, Rama është shprehur kundër mbrojtjes së kryetarëve të komunave që bëri Policia e Kosovës, pa nxitur dhunë te qytetarët protestuesë.
Rama nuk pajtohet me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të garantuar jetën e kryekomunarve si dhe rendin e qetësinë në komunitetin e trazuar të Mitrovicës së Veriut. Ndryshe vepron Rama me shqiptarët e Shqipërisë të cilëve sul policët me skafandra, shkopa gome, e gazlotsjellës, kur protestojnë për çmimet e rritura, për pronat, për jetët e humbura padrejtësisht.
Mirëpo në këtë rast Rama është i zënë ngushtë, pasi përballë interesit kombëtar dhe miqësisë me Vuçiç, padyshim që në çdo rast ka zgjedhur këtë të dytën, edhe kur shqiptarët e Kosovës janë në të drejtat e tyre ligjitime të funksionimit të institucioneve.