SHBA e prerë, del kundër aksionit të Policisë në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 19:06

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, për tu mundësuar marrja e detyrës zyrtare të kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore, gjë që nxiti protesta nga qytetarët serbë.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se SHBA dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Kujtojmë se nga aksioni i policisë në veri, pesë zyrtarë policorë janë lënduar ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të policisë si pasojë e sulmeve nga qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit