Shkencëtarët arritën të krijonin një bateri që mund të rikarikonte plotësisht një smartphone në vetëm 60 sekonda.
Të bëra me alumin, ato u sugjeruan si një zëvendësim i mundshëm për shumë bateri, me të cilat njerëzit u është dashur të përballen gjatë viteve, që shpeshherë kanë shpërthyer edhe në flakë.
"Ne kemi zhvilluar një bateri alumini të rikarikueshme që mund të zëvendësojë pajisjet ekzistuese të ruajtjes, të tilla si bateritë alkaline, të cilat janë të këqija për mjedisin dhe bateritë litium-jon, të cilat herë pas here shpërthejnë në flakë”, tha profesori për shpikjen e tij.
Ndërsa shtoi: ”Bateria jonë e re nuk do të marrë flakë, edhe nëse e shponi. Miliona konsumatorë përdorin bateri AA dhe AAA 1.5 volt. Bateria jonë e rikarikueshme e aluminit gjeneron rreth dy volt energji elektrike. Kjo është më e lartë se sa ka arritur dikush me aluminin”.
Megjithatë, me të gjitha këto avantazhe, mund të pyesni veten pse nuk i kemi të gjithë këta karikues 60 sekondash për të mbushur telefonat tanë pothuajse menjëherë.
Tingëllon shkëlqyeshëm, por shumë karikues celularësh përdorin ende bateri litium-jon, kështu që tregu nuk është mbushur me këto bateri të reja./Ladbible