VIDEO/ Njësia Speciale godet kamionin-barrikadë në Leposaviq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 17:53

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur.

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit