Dy efektivë të rrugores janë aksidentuar ditën e djeshme teksa kanë qenë duke lëvizur me motor. JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet nga kamera e një makine pas efektivëve të policisë. Siç shihet nga pamjet, motori i policëve rrëshket nga vaji që ka rënë në rrugë.
Policët janë dëmtuar pak në pjesën e krahëve dhe janë ngritur menjëherë nga rruga. Ata kanë marrë motorin dhe janë larguar.
Kjo video, përveçse kap momentin e një aksidenti, shërben edhe për të kuptuar se sa i rrezikshëm është vaji i hedhur në rrugë. Ndoshta në atë pjesë të rrugës në Tiranë, është derdhur aksidentalisht, por JOQ ALBANIA ka muaj që ngre zërin për vajin që hidhet qëllimisht në zonën e Qafë-Thanës, për shkak të të cilit ka pasur edhe humbje jete.