E moshuara tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 15:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Përmetit. Konkretisht një grua 70-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë. Për fat të mirë, në këtë moment disa të rinj janë gjendur rastësisht në zonë dhe janë hedhur në ujë për ta shpëtuar të moshuarën.

Të rinjtë kanë arritur të nxjerrin nga lumi të moshuarën dhe më pas kanë thirrur ambulancën për ta dërguar në spital. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj dhe arsyeja se përse e moshuara mori vendimin për t’i dhënë fund jetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit