Një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ai po planifikonte një vrasje ditën e sotme në Elbasan. I kërkuari është pikasur nga efektivët, ndërsa ecte në zonën e bulevardit me një armë tip kallashnikov poshtë xhaketës, e cila është dalluar nga policët, që më pas kanë reaguar.
Nga hetimet bëhet me dije se i shpalluri në kërkim është një person me precedent të mëparshëm kriminal, teksa dyshohet se ai do të bashkëpunonte edhe me dy persona të tjerë për të finalizuar vrasjen. Ndërkohë, efektivët kanë siguruar edhe një pistë mbi personin, ndaj të cilit do të kryhej ky atentat.
Në momentin e ngjarjes, personi po lëvizte në bulevardin e qytetit, teksa policët kanë dyshuar rreth tij dhe i janë afruar për ta ndaluar. Pasi ka vënë re prezencën e patrullës së policisë, personi ka hedhur armën në tokë dhe është larguar me shpejtësi, duke humbur gjurmët.