Forca të shtuara në veri, dëgjohen sirenat në Zubin Potok

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 12:43

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Sipas mediave serbe në Zubin Potok dhe Leposaviq, rreth gjysmë ore më parë, një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur në qendër, përkatësisht para ndërtesës së komunës. Ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit.

Mediat serbe raportojnë se dyshohet se kryetari i sapo zgjedhur, Izmir Zeqiri, aktualisht ndodhet në stacionin policor dhe se supozohet se ka ardhur për të kërkuar ndihmën e policëve për të hyrë në ndërtesën e komunës.

Pak pas orës 12:30 në Zubin Potok ka rënë sirena e sulmit ajror, për këtë arsye qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit