Sot varroset mitrovicasja që dyshohet se u vra nga ish burri i saj në Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 10:53

Gruaja J.B, 28 vjeçare e cila dyshohet se u vra nga ish bashkëshorti i saj ditë më parë në Aachen të Gjermanisë do të varroset sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës.

Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarët e së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasditen e së shtunës në javën e kaluar në Aachen të Gjermanisë, ku një person me prejardhje nga Kosova dyshohet se vrau ish-gruan e tij, 28-vjeçaren J.B nga Mitrovica, si dhe la të plagosur motrën e saj, 18 vjeçare.

Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare Lexo po ashtu Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare Sipas një familjari të viktimës për Telegrafin kishte thënë se viktima gjatë martesës është përballur me dhunë nga ish-bashkëshorti, të cilat veprime bën që çifti të shkurorëzohet.

“Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë”, ka thënë ky familjar.

Tutje, ai tregoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të një marketi në Gjermani, ku siç u shpreh ai “Dorasi e ka vrarë viktimën dhe ka lënë të plagosur edhe motrën e saj 18 vjeçare”.

Ai theksoi se varrimi i viktimës do të bëhet në Kosovë, ndërsa tregoi se viktima la pas vetes tre fëmijë.

“Po presim që varrimi të bëhet në Kosovë, kur ta sjellin trupin e të ndjerës. Viktima ka lënë tre fëmijë të vegjël. Më i madhi është në klasë të parë”, tha familjari i viktimës për Telegrafin.

Ndryshe, gazeta gjermane “Bild” raportoi disa orë më vonë në Polici se 37-vjeçari B.A., ish- bashkëshorti i të ndjerës, u dorëzua në polici pasi dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit