Artan Hoxha degjeneron antishqiptarin e PD-së

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2023, 23:38

Fredi Beleri, kandidati i PD për Himarën pavarësisht se u burgos për blerje votash fitoi postin e kryebashkiakut në këtë bashki pasi u votua masivisht nga grekët e Himarës.

Kjo nuk është çështja më madhote për të cilën Beleri është i njohur. Ai është gjykuar tri herë si pjesë e bandës së masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë dhe u plagosën 7 të tjerë nga një bandë e ardhur nga Greqia.

Ndër të tjera, Fredi ka trazuat opinionin publik me deklaratat e tij pasi ka thënë se shqiptarët nuk janë autoktonë në tokën e tyre, mbase kjo ka qenë arsyeja pse u votua nga grekët për ta shpallur kryebashkiak në tokë shqiptare.

Sot, gazetari Artan hoxha, në një emision televiziv, u shpreh se Beleri ka vrarë dy dëshmorë të atdheut dhe ka djegur flamurin shqiptar, ndaj dhe nuk duhet të ishte kandidat për kryetar bashkie.

Në studio po ashtu ishte edhe zëdhënësi i Fredi Belerit për fushatën e 14 Majit, antishqiptari Skerdjan Dhuli. Zëdhënësi grek antishqiptar i Belerit deklaroi se kishte në duar emrat e skuadrës operacionale të Tiranës, ndërkohë që këtyre të fundit u rrezikohet jeta nga Greqia.

Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë, Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje. Ka vrarë dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyva asnjë sekondë!

Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua se unë nuk trembem!

Artan Hoxha: Boll të thashe, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.

Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!

Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj pis. Nuk të ndërpreva, pusho! Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di cfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës? Si mund tja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.

Bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjykata. Në rastin konkret kush ia ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund ta dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkon Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.

Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.

Artan Hoxha: E pra, nuk duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit