Habib Rexha: Arian Gosa më kërcënoi dy herë se do më vriste mua dhe familjen time, ndaj unë e vrava

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 20:50

Më 21 maj, Habib Rexha, vrau në sy të babait të tij Arian Gosën në Kavajë. Rexha mori hak, pasi në mars, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe të dy mbetën të vrarë.

Edmondi nuk pëlqente faktin që Altini nga Kukësi kishte shkuar të jetonte në Kavajë. Kaq është dashur dhe sherri ka degraduar në përdorimin e thikës e armëve.

Altini në mars goditi me thikë Edmondin, dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke lënë pas dy viktima.

Habib Rexha jetonte në Itali, dhe ishte kthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait në 29 Mars të këtij viti.

31-vjeçari ka dëshmuar lidhur me krimin që kreu. Rexha përpara grupit hetimor, ka thënë se Ariani e kishte kërcënuar dy herë me jetë pasi vrau Altinin.

Rexha është shprehur se është larguar në drejtim të Kukësit me autobusë të linjave dhe pas negociatave si është dorëzuar.

31-vjeçari ka shfaqur pendesë megjithatë ai ka shtuar se gjithçka e ka bërë nga frika.

Habib Rexha

Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke më thënë se do të më zhduk mua dhe familjen time. I ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e vëllait tim të ndjerë, Altin Rexha, kam shkuar në Kukës në kufi dhe kam marrë kontakt me një kosovar, të cilit i kam kërkuar të më gjejë një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë TT që ia kam blerë për 200 Euro. Më datë 21 Maj pasi kam ndenjur tek puna e vëllait deri në orën 16:00- 17:00 kam marrë makinën Volksëagen Tuareg, dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete dhe e kisha të mbushur. Sapo kam hypur tek shkallët e lokalit kam vënë re Arian Gosën të shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Më pas ika me vrap dhe mora makinën të cilën e kisha lënë rreth 200-300 metra larg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit