Arrestimi i inspektorëve të Elbasanit/ Çelnik Toska s’merrte vetëm lek, por edhe viç të therur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 18:00

Sot, u arrestuan 5 inspektorë të Policisë në Elbasan pasi akuzohen korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Ndërkohë mësohet se një nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari përveç parave, edhe një viç të therur.

Konkretisht inspektori është identifikuar si Çelnik Toska, i cili aktualisht po mbahet në “arrest shtëpie”.

Mësohet se Toska i ka marrë Zenel Taragjinit dhe babait të tij, Lirian Taragjini, një viç të therur dhe kjo në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit