Po kulloste bagëtitë: 13-vjeçari i mbytur në Dibër dyshohet se pësoi infarkt kur u fut për t’u larë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 11:22

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar u gjet i mbytur në liqen.

Pasditen e djeshme, i mituri me iniciale E.S ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka humbur kontaktet me familjarët. Këta të fundit bashkë me ndihmën e banorëve kanë nisur kërkimet në fshatin Shumbat, por pa sukses.

Rreth orës 19:30 Ardi Sulejmani, xhaxhai i 13 vjeçarit ka njoftuar policinë për zhdukjen e tij dhe kanë nisur sërish kërkimet. Pas më shumë se 3 orësh trupi i pajetë i 13-vjeçarit është gjetur në liqenin i cili ndodhet rreth 300 metra sipër fshatit.

Ka dyshime se i mituri ka pësuar infarkt kur është futur për t'u larë në ujin e ftohtë. Ka qenë një çift gjermanësh që iu ka treguar familjarëve dhe banorëve të zonës se rreth orës 17:00 kanë parë një djalë që po lahej në liqen.

Shapkat e 13-vjeçarit janë gjetur te diga e liqenit dhe kaq ka mjaftuar që kërkimet të zhvendoseshin në liqen aty ku u gjet edhe trupi i pajetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit