As nuk ha, as nuk pi/ Xhino nga Tepelena kërkon ndihmë pas aksidentit të rëndë në 2021

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 11:08

Në janar të vitit 2021, Luan Merkohasani i njohur si Xhino pësoi një asident të rëndë në aksin Memaliaj-Tepelenë.

37-vjeçari përfundoi në koma për tre muaj radhazi dhe pas kësaj 5 muaj të tjerë i kaloi në një nga pavionët e spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai doli nga spitali më 24 shtator 2021 dhe që nga atëherë e deri më tani gjendja e tij nuk është përmirësuar pasi as nuk flet dhe as nuk ecën dot.

Seancat e fizioterapisë ai i ka vazhduar në shtëpi por pa asnjë sukses. Mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e seancave në qendër rehabilitimi fizioterapie, por familjarët nuk e përballojnë dot diçka të tillë.

Luani duhet t'i vazhdojë seancat e fizioterapisë dhe rikuperimit në Tiranë, por ky kurim kushton 30 milionë lekë(të vjetra). Familjarët nuk kanë mundësi t'i sigurojnë kaq para, prandaj kërkojnë ndihmë nga shqiptarët, kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit që të kontribuojnë me sa munden.

Të dhënat e IBAN-it:

Patrik Pushi: AL53 9026 4441 4171 0301 8542 1815

Vjollca Merkohasani: AL60 2026 4004 0000 0000 8074 8686

Apeli i familjarëve:

Jam Enkeleida Pushi nga Tepelena Kam vllain 37 vjec Luan Merkohasani shumica e njohin si Xhino ka ber nje aksident na aksin Memaliaj Tepelen ne 25 janar 2021 ka qendruar 8 muaj te spitali Ushtarak i Traumes ne Tiran 3 muaj ne koma ne intubim dhe 5 muaj ne pavion kemi dal nga spitali ne dat 24 shtator 2021 dhe qe prej asaj dite ndodhemi ne shtepi gjat kesaj kohe esht ndjekur me fizioterapi ne shtepi vllai as flet as ecen doktoret na kan rekomanduar nje qender rehabilitimi fizioterapie e cila esht e kushtueshme duke par qe gjendja e vllait nuk esht permisuar na duhet ta cojm ne nje klinik fizioterapie ne tiran pasi ne shpi e ka te pamundur rikuperimin e tij te plot kerkojm ndim nga te gjith shqiptaret brenda dhe jasht vendit te na ndimojn me aq sa kan munci kurimi i vllait kushton 30 milion lek. Duhet ta cojm ne nje klinik ne tiran kemi nevoj per ndimen tuaj

Patrik Pushi

AL53902644414171030185421815

0688437473

Vjollca Merkohasani

AL60202640040000000080748686

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit