Avokati nga Elbasani mashtron klienten dhe i zhvat 4200 euro për dy gjyqe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 09:53

Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit Gëzim Kovaçi ka ardhur pasi ai i ka marrë 4200 euro klientes së tij për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), por nuk ka kryer asnjë veprim juridik.

Klientja dhe familjarët e saj kanë kallëzuar në polici avokatin që akuzohet për mashtrim.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Goditet një rast i mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit