Familjarët po e kërkonin, 13-vjeçari në Dibër gjendet i mbytur në liqen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 08:48

Një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në një liqen në Dibër.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se mbrëmjen e kaluar shtetasi me inciale A.S ka kallëzuar në polici humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit me iniciale E.S 13-vjeç.

Banorët dhe ekipet kanë nisur kërkimet në zonën e fshatit Shumbat pasi aty ishte parë për herë të fundit i mituri. Pas rreth 2 orësh është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të 13 vjeçarit.

Ka dyshime se 13-vjeçari është mbytur aksidentalisht pasi në trup nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit