Shoqërohej me Laert Haxhiun, arrestohet në Janinë 22-vjeçari Firdeus Berberi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 19:16

Ditën e djeshme policia greke arrestoi Laert Haxhiun pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL për masakrën e Lushnjes në vitin 2017.

Në momentin e arrestimit, Haxhiu ka qenë nën shoqërinë e dy shtetasve shqiptarë, 35-vjeçarit Juxhin Barjami nga Delvina dhe një 22-vjeçari.

Ky 22-vjeçar rezulton të jetë shtetasi Firdeus Berberi i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të 22-vjeçarit Joan Muçllari në Pogradec. 22 prillin e kaluar, Berberi në bashkëpunim me shokun e tij Greisi Maxhari e kanë ngacmuar 22-vjeçarin Muçllari dhe më pas e kanë goditur me thikë në kokë dhe armë zjarri në këmbë. Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip "Golf".

Gjatë gjithë kësaj kohe, Berberi qëndronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu. Vlen të thuhet se 22-vjeçari Berberi cilësohet si djali i ‘të fortit’ të Pogradecit. Babai i Firdeus Berberit është shtetasi Ilir Berberi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit