Anglia bën listën: Kush janë shqiptarët që do depërtohen në burgjet e Shqipërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 17:27

Një shtetas shqiptar që goditi 62 herë me thikë një 43-vjeçar në një rrugë të Birminghamit, është në mesin e 200 kriminelëve më të rrezikshëm që do të deportohen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në burgjet shqiptare.

Erlin Hasa, 35 vjeç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau me thikë 43-vjeçarin, është një nga 15 vrasësit shqiptarë që do të deportohen për të vuajtur dekadat e mbetura të dënimit në burgjet shqiptare. Mes 200 kriminelëve janë gjithashtu edhe tetë përdhunues dhe 17 shqiptarë që vuajnë dënime të përjetshme.

200 shqiptarët që do të deportohen janë persona që kanë qenë të burgosur për të paktën katër vjet në burgjet britanike. Ata do të vuajnë të njëjtën kohë në burg siç do të kishin bërë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes atyre që do të kthehen në Shqipëri është edhe Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, i cili u burgos për të paktën 36 vjet pas vrasjes në një park në juglindje të Londrës. Ai deri më tani ka vuajtur vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do të paguajë shqiptarët për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Mes të dënuarve me burgim të përjetshëm që do deportohen në Shqipëri janë edhe dy hajdutë shqiptarë që vranë një 21-vjeçar në tentativë për të vjedhur drogën, një shqiptar që vrau një çift të moshuarish. Ndërkohë që edhe një shqiptar që sulmoi dhe përdhunoi seksualisht një grua të re të pambrojtur është në mesin e atyre që do deportohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit