Ia kishin marrë celularin pasi po flirtonte me një të moshuar, nxënësja i vë flakën konviktit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 15:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një konvikt në Guyana.

Një nxënëse e cila ishte acaruar me drejtorinë pasi ia kishin konfiskuar celularin e saj, pasi po flirtonte me një burrë të moshuar, i ka vënë flakën konviktit.

Ngjarja ka lënë pas 19 viktima. Autorja ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.

Në fillim flaka u vendos në një prej banjave të konviktit, por më pas përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente.

Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi ishte në gjendje të keqe psikologjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit